Liverpool është duke festuar fitimin e titullit më prestigjoz të Europës për klube. The Reds arritën të mposhtin skuadrën tjetër angleze Tottenham me rezultatin e pastër 0-2 me golat e Salah dhe Origi.


Ditën e sotme skuadra ka arritur në qytetin e Liverpool bashkë me trofeun ku është pritur nga mijëra tifozë që kanë skuqur rrugët e qytetit teksa skuadra parakalon me autobusë të zbuluar.

Liverpool kthehet të fitojë këtë trofe pas 14 viteve një periudhë e gjatë kjo për klubin dhe tifozët të cilët sezonin e kaluar ishin shumë pranë ku u mundën në finale nga Reali.



Previous Next