Punët nuk po ecin aspak mirë për yllin e Paris Saint Germain, Neymar JR, i cili së fundmi është a*kuzuar për p*ërdhunim.

Së fundmi, lojtari brazilian është kthyer në të a*kuzuar për p*ërdhunim nga një grua braziliane,


e cila ka insistuar se ajo kishte qenë v*iktime e sjelljeve agresive të yllit të PSG, në një hotel të Parisit. A*kuzat janë ngritur në p*olicinë e Sao Paolos, e cila menjëherë ka marrë të gjitha masat.

Neymar kishte reaguar ndaj këtyre a*kuzave duke postuar një video ku shiheshin bisedat e tij me gruan, por kjo gjë duket se vetëm i ka hapur telashe.

Sipas shtypit brazilian, sot p*olicia ka pushtuar kampin stërvitor të brazilit, ku është duke u përgatitur edhe Neymar, transmeton lajmi.net.

‘ESPN Brazil’ raporton se p*olicia ka mbërritur rreth orës 11:45 në qendrën stërvitore dhe është larguar pas 45 minutave, pa e marr në pyetje lojtarin.

Thuhet se telefoni i lojtarit do të kontrollohet nga p*olicia, pasi aty ka shumë fakte rreth ngjarjes për të cilën bëhet fjalë.



Previous Next