Ylli i Liverpool me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka folur rreth të ardhmes së tij.

Shaqiri u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga Liverpool, duke treguar synimet e tij për titujt në të ardhmen.


27 vjeçari ishte transferuar në ‘Anfield’ në verën e vitit 2018 nga Stoke City, dhe luajti një rrol të rëndësishëm këtë sezon, duke u inkuadruar nga banka rezervë, në disa raste për të qenë edhe vendimtar.

“Ky klub ka nevojë të fitojë tituj dhe fitimi i këtij të parit është një start i mirë. Tani, vitin tjetër ne do të provojmë përsëri për Premierligën” ka thënë Shaqiri, transmeton lajmi.net.

“Kjo është ëndrra ime, të fitojë Premierligën me këtë skuadër”. “Është ndjenjë e jashtëzakonshme, ka kaluar kohë e gjatë që nga 2005 kur Liverpool fitoi Ligën e Kampionëve” ka thënë ndër të tjerash Shaqa.

Me këto komente, reprezentuesi i Zvicrës ka lënë të kuptohet se nuk do të shkojë askund gjatë kësaj vere, por do të punojë fort për të fituar vendin e tij në skuadrën e Jurgen Klopp.



Previous Next