Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është në radarin e Fenerbahçes dhe Galatasarayt, por edhe disa klubeve tjera evropiane.


Sipas A Spor, lojtari tashmë ka konfirmuar se dëshiron të luajë te Galata dhe ka zbuluar se pse preferon të kalon te kjo skuadër.

“Dua të luajë në Galatasaray. Dua të luajë në Galata sepse dëshiroj të paraqitem në Ligën e Kampionëve. Dua të jem nën urdhrat e trajnerit Fatih Terim”, citohet të ketë thënë 25-vjeçari.

Ndryshe, lojtari tashmë i grumbulluar me “Dardanët”, ka konfirmuar se ka marrë oferta të ndryshme duke zbuluar emrin e vetëm një ekipi.

“Pasi që është afati kalimtar dy muaj, s’kemi pse me u ngut. Është e vërtetë që kemi oferta nga klube të mëdha në Turqi, edhe në Evropë. Duhet të bisedojmë, e do të vendosim. Varet edhe nga klubi”.

“Varet nga ofertat. Kemi marrë ofertë nga Touluse i Francës, ndërsa tjerat janë në letër, për ato që flitet. Deri sa nuk bëhen zyrtare s’është mirë të publikojmë tjerat”, ka thënë ai.

Ndryshe, shtatgjati gjatë sezonit të kaluar për Rizesporin ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.



Previous Next