Shumë persona humbën jetën përgjatë viteve të fundit në trafik. Këmbësorë e vozitës të ndryshëm u a*ksidentuan duke shkaktuar dhimbje tek shumë familje për humbjen e më të dashurve të tyre.
Por pavarësisht shumë rasteve të cilat edhe u bën publike dikush zgjedh që të rrezikojë veten, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion me shpejtësinë e vozitjes.
Në rrugën B në Prishtinë një i ri vendosi që të thyente rregullat e trafikut dhe të voziste me shpejtësi 200km/h, ku normalja është 40km/h, transmeton Indeksonline.
Të shqetësuar për këtë gjë janë shprehur edhe banorët e kësaj ane të cilët kanë publikuar video-n dhe kanë përkujtuar momentin kur dy vajza humbën jetën si pasojë e një personi që zgjodhi të vozis më shpejtë se që duhet.