Lionel Messi një person i mrekullueshëm në fushë dhe jashtë saj.

Fituesi 5 herë i Topit të Artë ka treguar me gjestet e tij se zemra e dhembshur vlen më shumë në sytë e tifozëve se trofetë e tij.


Ai ka qenë duke hyrë në hotelin e tij në Montevideo para ndeshjes Argjentinë-Uruguai për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” kur është përballur me një situatë të trishtë.

Një djalosh i vogël është gjendur jashtë hotelit, por truprojat e futbollistit nuk e lanë ta takonte.

Messit i ra në sy kjo situatë dhe iu afrua vogëlushit për të bërë foto me të e për t’i dhënë autograf.

Gjesti i tij ka mallëngjyer miliona persona në të gjithë botën.



Previous Next