Edinson Cavani hyn në historinë e Paris Saint Germain. Sulmuesi uruguajan, i cili ishte autori i golit të parë në fitoren 4-0 të parizienëve ndaj Montpellier, u bë shënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së tij në të gjitha kompeticionet. Pasi pa t’i mohohet e drejta për ekzekutimin e një 11-metërshi nga ana e Neymar përpara pak ditësh në Kupën e Francës, Cavani vendosi ta fitojë vetë të drejtën për të hyrë në historinë e parizienëve.