Luka Modric është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores së sotme ndaj Valencias dhe ka mbrojtur teknikun Zidane pas kritikave që ka pasur në kohën e fundit. "Jemi shumë të lumtur për ndeshjen tonë dhe për fitoren ndaj një rivali shumë të fortë si Valencia, që na lë të shpresojmë për të përmirësuar lojën tonë. Duhet të vazhdojmë të luajmë si sot dhe të përgatitemi për ndeshjet e ardhshmme. Problemi jonë nuk është fiziku, punojmë mirë në stërvitje. Faji është se nuk kemi qenë të fortë në mbrojtje, i kemi lënë shumë hapësira ekipeve tjera dhe kemi vuajtur. Kur nuk jeni në mbrojtje mirë, rezultati nuk vjen. Sot kemi bërë mirë por mund të vazhdojmë të përmirësohemi.” PSG: "Duhet të vazhdojmë me luftën për La Ligan dhe të japim më të mirën për të arritur në ndeshjen e Champions League me rezultate të mira. Një rival shumë i fortë na pret, por ne jemi gjithashtu të fortë dhe në atë kompeticion kemi bërë mirë në vitet e fundit. Mendoj se do të kemi një ndeshje të madhe kundër PSG. Duhet të përqendrohemi vetëm në lojën dhe vetveten tonë. Sigurisht që as ata nuk duan të luajnë kundër nesh. Do ta shohim atë se në cfarë gjendje të formës do të arrijmë.” Kritikat ndaj Zidane: "Nuk mund tëbesoj se trajneri është në pyetje pas të gjithave që ka arritur, është një çmenduri. Ne e dimë se nganjëherë në futboll gjërat shkojnë mirë dhe nganjëherë keq, por për t’a vënë në dyshime të ardhmen e trajnerit unë nuk mund ta besoj, sigurisht që e mbështesim atë dhe jemi me të.” përfundoi mesfushori kroat.