Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e Kupës FA ndaj Cardiff Cityt. Manchester City është duke luajtur në udhëtim te Cardiffi në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës FA. Skuadra e Pep Guardiolas e ka gjetur shpejt golin epërsisë me anë të yllit belg, De Bruyne. Mesfushori kreativ ka shënuar një gol të bukur dhe të rrallë në minutën e tetë të ndeshjes nga gjuajtja e lirë. Goli i De Bruynes erdhi me një mjeshtëri të madhe, pasi goditi topin nën murin mbrojtës dhe goditja përfundoi pas shpinës së portierit. Ky gol erdhi nga rreth 20 metra dhe i dhuroi epërsinë 1-0 Cityt.

VIDEO:
Previous Next