Gerard Pique ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Espanyolit, dhe pritet të mungojë nga tetë deri në 10 ditë deri në një muaj.

Ai do të mungojë vetëm ndaj Valencias, por do të jetë gati ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Nëse lëndimi është më i madh, atëherë përveç ndeshjeve me Valencian dhe Chelsean, ai do të mungojë edhe në ndeshjet e kampionatit me Getafen, Eibarin, Gironan dhe Las Palmasin.
Por Pique mund të dënohet edhe nga federata pas festimit të golit, ku bëri më gisht drejt gojës duke iu kërkuar tifozëve që të heshtin.
Ai mund të dënohet deri në tri ndeshje për këtë gjest.

Previous Next