Reali i Madridit është një klub joshës për çdo futbollist të niveleve të larta , por mesa duket për David De Gean është kthyer në obsesion.

Sipas mediave spanjolle, portieri 27 vjeçar është duke bërë të gjitha tentativat që sezoni i ardhshëm të gjejë në vendlindjen e tij, Madrid.

Është evidente që prej kohësh Los Blancos janë në kërkim të një gardiani që do ta  mbante portën e tyre të paprekshme dhe pritet që në sesionin veror, të arrijë akordin me portierin e kombëtares spanjolle.

Në këto tre vite janë përmendur disa emra portierësh në listën e dëshirave të madrileneve, por ai  më i rëndësishmi dhe me i lakmuari për klubin e Florentino Perezit ka qenë padyshim numri një i La Rojas.

Nisur nga dëshira e tyre e hershme t’i veshur fanellën e bardhë De Geas , futbollisti ka vënë në lëvizje agjentin e tij i cili thuhet se po lëviz të gjithë gurët që ky objektiv i dyanshëm të finalizohet në verën e ardhshme.

Kujtojmë se në vitin 2015 portieri  i Manchester United ishte shumë pranë kalimit tek Reali i Madridit, por transferta e tij dështoi për shkak të dërgimit të dokumentacioneve pak minuta pas orarit zyrtar të mbylljes së tregut veror.

A do të arrijë De Gea të bëhet pjesë e formacionit të kampionëve në fuqi të Evropës?  Këtë do ta tregojë vetëm koha.

Previous Next