Real Madridi nuk do të stërvitet gjatë ditës së sotme, për shkak të dëborës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene "AS", stërvitja e Real Madridit e paraparë të zhvillohet në mbrëmjen e së hënës nga ora 17:00, është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00.
Sipas "AS", ky vendim i Zinedine Zidane erdhi për shkak të reshjeve të borës që kanë zbardhur Madridin këtë të hënë.
Kështu, lojtarët e Realit do të shijojnë edhe një ditë pushim, pas barazimit shokues me Levanten të shtunën në mbrëmje (2-2).

Previous Next