Napoli vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, teksa mbrëmjen e djeshme mposhti Beneventon e Memushajt dhe Gjimshitit me rezultatin e përgjithshëm 0-2.

Pavarësisht ecurisë pozitive dhe kryesimit në kampionat, tifozët napolitane kanë rezerva për drejtuesit e klubit dhe duket se kanë ngelur të zhgënjyer që klubi nuk afroi asnjë lojtar në merkaton e janarit.
Vendimin për të mos afruar asnjë futbollist në janar, e ka mbrojtur edhe futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u përgjigj: “Ndoshta nëse do të vinte dikush do të bëhej më keq, këtë nuk e dimë, por ne jemi mirë kështu.”, deklaroi shkodrani për mediat italiane.

Previous Next