Jurgen Klopp nuk është aspak i kënaqur me vendimet e arbitrave në barazimin 2-2 me Tottenhamin

Pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp akuzoi gjyqtarët për dy pikët e humbura.

“Ishte e qartë se në fushë dy skuadra me kualitete të larta kërkonin të fitonin ndeshjen”, tha fillimisht Klopp gjatë konferencës për media.

“Rezultati final ishte i ndikuar nga gjyqtar dhe ne duhet gjithmonë t’i pranojmë ato vendime. A keni dëgjuar ndonjëherë që gjyqtarët të arsyetojnë vetën”, tha gjermani.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool mbetet në vendin e tretë më 51 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë më 49 pikë.

Previous Next