Shifrat qarkullonin prej kohësh dhe ishin me të vërtetë të frikshme por tashmë L’Equipe i ka vendosur të gjitha sipas rradhës, duke publikuar pagat e të gjithë futbollistëve që luajnë në Ligue 1.

Dominon Paris Saint Germain me Neymar Jr që është i pari në listë përsa u përket futbollistëve më të paguar. Braziliani arkëton 3 milionë e 67 mijë euro pagë bruto në muaj duke i vendosur të gjithë në rresht.
Në 13-shen e parë, janë plot 12 lojtarë të parizienëve teksa bën përjashtim vetëm Radamel Falcao i Monacos.

Previous Next