Do të jetë Di Biagio “timonieri” i ri i kombëtares italiane pas largimit të Venturës.

Tekniku 46 vjeçar, i cili drejtonte skuadrën e 21-vjeçarëve, është besuar nga drejtuesit e federatës italiane për të drejtuar axurrët në dy miqësoret që do të zhvillojnë në mars. Në datën 23 mars Italia do të ndeshet me Argjentinën ndërsa 4 ditë më vonë do të matë forcën me Anglinë.
Di Biagio është një zgjedhje e përkohshme në stolin e Italianëve, pasi në qershor në stolin e të kaltërve do të ulet një trajner me eksperiencë.
Conte dhe Mancini janë dy emrat më të përfolur në këtë periudhë, gjithsesi asgjë nuk është e konfirmuar dhe drejtuesit e Federatës italiane nuk duan të nxitohen në zgjedhjen e tyre.

Previous Next