Tottenham ka arritur të fitojë në përballje me Milanin (1-0) në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në SHBA.

Ka vendosur vetëm një gol i shënuar në pjesën e dytë nga anglezët, edhe pse në fushë në të dyja skuadrat kishte lojtarë të njohur.

Të dy skuadrat kishin raste, por portierët ishin në formë si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë.

Tottenhamit i mungonin shumë yje, që janë ende në pushim shkaku i Kampionatit Botëror.

Pjesa e dytë ka filluar furishëm me një gjuajtje të lirë të gjuajtur bukur nga Hakan Calhanoglu, por pa sukses.

Georges-Kevin N’Koudou në minutën e 47-të mori një top larg nga porta, por bukur udhëhoqi para dhe gjuajti fuqishëm për të shënuar për 1-0.

Milani provoi të barazojë me Cutronen, Suson dhe Mateo Musachhio, por që nuk arritën të shënojnë golin e barazimit. Kjo është humbja e dytë e Milanit në SHBA, pasi ka pësuar në penallti ndaj Manchester United.

Previous Next