Trajneri i Juventusit ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Joao Cancelos.

Massimilliano Allegri është ndarë shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias në Mestalla me rezultat 2-0. Por futbollisti që e ka impresionuar më shumë trajnerin e Juves, është pikërisht një ish-lojtar i Valencias. Bëhet fjalë për Joao Cancelon i cili këtë verë iu bashkua Zonjës së Vjetër dhe mbrëmë ishte ndër më të mirët në fushë, e sipas Allegrit ai mund të bëhet edhe më i miri në botë. “Cancelo është përmirësuar shumë këtë vit dhe ka kualitete të jashtëzakonshme”. “Atij i duhet pak më shumë punë që të përmirësohet edhe më tutje për t’u bërë më i miri në botë”, ka theksuar trajneri i Juves.

Previous Next