Futbollisti brazilian ka treguar se kush e meriton të shpallet lojtari më i mirë për sezonin e shkuar.

Cristiano Ronaldo këtë verë la Real Madridin dhe iu bashkua Juventusit. Me portugezin në ekip, madrilenët sezonin e shkuar u shpallën kampionë të Evropës dhe tani ai është në garë me Luka Modriqin për Topin e Artë këtë vit. Casemiro mendon se Ronaldo e meriton më shumë sesa Modriq këtë çmim, ndonëse këtë të fundit e ka ende shok të skuadrës. “Besoj se ky vit për Modriqin ishte fantastik, por në përgjithësi Topin e Artë e meriton Ronaldo”, ka thënë Casemiro. “Luka ka qenë i jashtëzakonshëm si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Kampionatin Botëror, por CR7 duhet të jetë fituesi”.

Previous Next