Elseid Hysaj është shprehur i kënaqur për fitoren, dhe në një prononcim për “Supersport” ka pranuar se rasti i humbur do t’i mbetet në memorie për shumë kohë.

“Ishte e detyrueshme fitorja pas ndeshjeve të qershorit dhe më vjen keq që nuk fituam më shumë. Rasti që humba do të më mbetet në kokë për shumë kohë, por duhet të shohim nga ndeshja tjetër. Kritika? Nuk ndikojnë tek unë pasi unë jam më të mirën për kombëtaren, por njerëzit që flasin atë punë kanë. Nuk kanë si e shtyjnë ndryshe kohën. Kemi dhe ndeshje tjetër shumë të fortë dhe duhet të harrojmë këtë ndeshje. Luajta lojën time dhe ishte skemë që nuk duhet të shkoja shumë para. Kam gabuar në pasime, por nuk kisha probleme fizike”, u shpreh Hysaj.

Previous Next