Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Azerbajxhanit dhe Kosovës.

Ndeshja e parë e Grupit D të Ligës së Komeve është zhvilluar në Baku dhe ka përfunduar pa gola.
Për 45 minuta Kosova pati posedim më të madh të topit dhe po ashtu pati dy raste të mira shënimi, të cilat nuk arritën t’i konkretizojnë.
Kurse në pjesën e dytë azerët u treguan më të mirë në fushë, duke pasur posedim më të madh të topit dhe dy raste të mira shënimi.
Kosova në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast të mirë, ndërsa edhe tre zëvendësimet e bëra nuk u treguan të frytshëm.
Të kujtojmë se edhe takimin e parë të Kampionatit Botëror Kosova kishte nxjerrë një pikë.

Previous Next