Shqipëria do të rikthehet të luajë ndeshje zyrtare, teksa do të presë sonte (e premte) Izraelin në Elbasan Arena, në takimin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa tri ditë më pas do të udhëtojë në Skoci.

Përzgjedhësi i kuqezinjve, Christian Panucci, në një konferencë për shtyp ka folur për gjendjen e skuadrës së tij para fillimit të kësaj gare. Një tjetër temë ka qenë edhe padia ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Gazetarët e kanë pyetur për arsyen e hedhjes në gjyq të Nishanit, si edhe nëse është konsultuar me Armand Dukën për këtë veprim. “Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mia, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit”, ka thënë Panucci, citon Top Channel. Kujtojmë që trajneri i Kombëtares së Shqipërisë e ka paditur në gjykatë ish-presidentin shqiptar, Bujar Nishani. Padia është dorëzuar në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës, ku trajneri italian kërkon të dëmshpërblehet nga Nishani me një vlerë prej 100.000 eurosh. Ky dëmshpërblim kërkohet, meqë ish-presidenti pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, është shprehur për Panuccin se është një “sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur”.

Previous Next