Manchester United nuk e ka nisur siç është pritur këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar dy disfata në katër ndeshjet e para. E problemi më i madh qëndron në repartin defensivë dhe për këtë Mourinho është i vetëdijshëm. Kësisoj trajneri portugez ka vendosur ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të janarit. Emri i parë në listën e gjigantit anglez Manchester United është mbrojtësi i majtë Lucas Hernandez. Mediat angleze kanë raportuar se United ka gati një ofertë të çmendur prej 80 milionë eurove për transferimin e francezit. Në rast se pranohet kjo ofertë nga Atletico Madrid, atëherë Lucas Hernandez do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Për reprezentuesin francez interesim të madh ka shprehur edhe rivali lokal i Atleticos, Real Madrid.

Previous Next