Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur sukses të madh, duke përfunduar e para në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Një ditë pas këtij suksesi, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro Kosovës në futboll.


“Duke marrë parasysh kualifikimin e kombëtares deri në këtë fazë dhe bilancin e jashtëzakonshëm, propozojmë që 500 mijë euro t’i ndahen kombëtares sonë në mënyrë që gjatë fazës përgatitore ata të kenë të gjitha kushtet e nevojshme”, tha Ministri i Sportit, Kujtim Gashi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Previous Next