Futbollisti gjerman pritet të largohet nga Topçinjtë.
Mesut Ozil është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Ligës, që Arsenali e luajti ndaj Tottenhamit, ku u mposht 0-2. Sipas trajnerit Unai Emery, gjermani ka mbetur jashtë për shkak të zgjedhjeve taktike të tij. Mirëpo gazeta The Indepentet, raporton që Emery nuk e konsideron më Ozilin si një startues në ekipin e tij dhe është i gatshëm të pranojë oferta gjatë afatit kalimtar të janarit për ta shitur.
Ozil ka nënshkruar kontratën e re me Topçinjtë në shkurt të këtij viti, duke e bërë gjermanin futbollistin më të paguar në skuadër me 300 mijë funte në javë. Interi është një prej skuadrave më të interesuara për ish-reprezentuesin gjerman, i cili ka realizuar katër gola në 14 ndeshje sa ka luajtur me Arsenalin këtë stinor.