Interi do të bëjë përpjekje që t’ia marrë Real Madridit, fituesin e Topit të Artë, Luka Modriç.
Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca”, “kaltërzinjtë” nuk e kanë sekret dhe dëshirojnë ta blejnë kroatin, pasi që ai arriti në finale të Botërorit dhe kjo e kishte acaruar Real Madridin, të cilët edhe kishin kërcënuar se ata do ta raportonin rastin në FIFA, pasi që italianët kishin biseduar me të në mënyrë ilegale.
Sipas gazetës, Interi do të tentojë përsëri në verë të 2019, me drejtorin e ri Beppe Marotta, që do t’i udhëheq negociatat për Modriçin. Marotta kishte ndihmuar në negociata për të siguruar kalimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus, dhe beson se ai mund ta arrin edhe këtë marrëveshje. Interi raportohet se i ka ofruar pagë vjetore 10 milionë euro dhe kontratë katër vjeçare, me një plan që ai mund të luajë edhe për skuadrën kineze, Jiangsu Sunin për dy vite të tjera, që është klubi simotër i Interit në Kinë.