Mbrojtësi brazilian do të qëndrojë edhe për pesë vite me Zonjën e Vjetër.
Përfundimisht mbrojtësi brazilian i Juventusit, Alex Sandro ka vendosur të vazhdojë me bardhezinjtë. Pasditen e sotme, futbollisti ka nënshkruar një kontratë të re me Juven, duke e zgjatur bashkëpunimin mes palëve deri në vitin 2023, ku braziliani do të përfitojë edhe rritje page.
Alex Sandro është kërkuar me vijimësi nga Jose Mourinho kur ishte pjesë e Manchester Unitedit, por edhe nga klubi francez i Paris Saint Germain, që kanë ofruar deri në 60 milionë euro për kartonin e tij. Gjithsesi pas thuajse katër sezonesh me fanellën bardhezi, mbrojtësi brazilian ka nënshkruar sot për të mos ndryshuar skuadër deri pas pesë vitesh.