Antonie Griezmann nuk ka qenë i lumtur me tifozët e skuadrës së tij në fitoren 1:0 ndaj Valencias .

Sulmuesi francez, Antonio Griezmann është ylli kryesor i Atletico Madridit, por ai nuk e ka edhe përkrahjen e tifozëve.

Lajmet e fundit rreth largimit të tij drejt Barcelonës, ka bërë që të zemërojë tifozët.

Kjo u pa në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias, kur në kohën shtesë gjatë një kundërsulmi, Griezmann tentoi të merrte kohë, vendim ky që nuk u kuptua nga tifozët, të cilët filluan ta vërshëllejnë.

Ai ka reaguar menjëherë, duke ua bërë më gisht që të heshtin.

Previous Next