Justin Kluivert ka refuzuar që do të transferohet te gjiganti anglez, Manchester United.

Ylli në rritje i Ajaxit, Justin Kluivert ka mohuar zërat se ai do të transferohet gjatë verës së ardhshme në Manchester United.

Vet lojtari ka thënë se nuk ka biseduar me Mourinhon dhe diçka e tillë për momentin nuk ka sens.

“Kam dëgjuar për thashethemet, por nuk kam folur me Mourinhon”, tha fillimisht Kluivert për mediat holandeze.

“Një kalim të Unitedi nuk bën sens, jo për momentin”.

Justin është djali i ish-legjendës së Barcelonës dhe Holandës, Patrick Kluivert.

Previous Next